Policia norvegjeze qëllon burrin që po shtypte njerëzit me ambulancë, ndër ta dy foshnja

461
Sigal

Policia norvegjeze qëlloi një burrë që me një ambulancë të vjedhur iu sul një turme njerëzish. Sipas raporteve të fundit, dy foshnje binjake nga 7 muajshe, në karrocë, u goditën nga makina e rrëmbyer.

Burri i armatosur e vodhi ambulancën dhe e drejtoi atë mbi disa persona në kryeqytetin e Oslos, të martën, njoftoi Policia.

Policia e arrestoi burrin pasi hapi zjarr mbi makinën. Ai nuk ishte plagosur rëndë.

Policia tha se në një mesazh në Twitter se një çift të moshuarisht dhe një nënë që shtynte dy fëmijë me një karrocë ishin goditur nga incidenti. Gruaja me fëmijët u dërguan në spitalin e Oslos.

Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo në ndokush ishte vrarë.

Policia tha se ishte në kërkim të një gruaje që kishte lidhje me incidentin.