Policia në Skoci lejon mbulesën fetare si uniformë në Polici

502
Policia e Skocisë e ka bërë të ditur që mbulesa fetare tani do të jetë pjesë zyrtare e uniformës së policisë. Ata kanë thënë se me këtë veprim shpreson që t’i inkurajojnë gratë e komunitetit mysliman të cilat ndoshta deri më tani nuk e kanë konsideruar të jenë police për shkak të uniformës. “Jam i lumtur që ta bëjë këtë njoftim dhe ta shprehim mbështetjen për komunitetin mysliman që të bëhen pjesë e stafit të policisë”. “Si shumë të punësuar të tjerë, sidomos në sektorin publik ne jemi duke punuar që stafi jonë të përfaqësojë të gjithë komunitetet që jetojnë”, ka thënë oficeri i policisë, Phil Gormley.
Sigal