Policia italiane shkatërron bandën e kokainës, 11 në pranga

463
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e kokainë dhe marijuanës mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona me role të ndryshme në organizatë, si transportues, tregtues, importues, posedim me qëllim shitjen e drogës, etj.

Operacioni i karabinierëve për ekzekutimin e urdhër-arresteve të prokurorisë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Firenze, ndërsa vijon ende.

Gjatë orëve të mëvonshme pritet të bëhen publikë emrat si dhe detaje të tjera për mënyrën se si funksiononte organizata kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sigal