Policia italiane – Sasia prej 8 ton drogë e sekuestruar nuk ka lidhje me Shqipërinë

456
Policia e Shtetit thotë se ka marrë konfirmimin nga homologët italianë se sekuestrimi i 8 ton lëndë narkotike në Venecia nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Sipas policisë, vendi ynë nuk është e përfshirë as në njerëz dhe as në mjete.
Policia e Shtetit thotë se konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë.
Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali.
“Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare”.
Mësohet se organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të Maqedonisë.
Policia e Shtetit thekson se mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti.
Sigal