Sigal

Policia italiane ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptar në Modena. Sipas mediave italiane ai konsiderohet si koka e një grupi hajdutësh në këtë zonë.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi shtrihej në Modena dhe Fierence, ndërsa i arrestuari jetonte në një apartament në Sorbara, në pronësi të një italiani.

Policia bëri të mundur identifikimin e 27-vjeçarit pas zbulimit të gjurmëve të gishtërinjve në një qese të braktisur gjatë arratisjes, pasi një grabitjeve të njëpasnjëshme në Villanova.

Njëkohësisht, grupi kishte thuajse forma në të njëjta gjatë grabitjeve. I përbërë nga 4 persona, ata parkonin makinën, një Mercedes A-Class, larg nga vendet ku ata kryenin vjedhjen, kryesisht në apartamente. Më pas, në mënyrë të heshtur ata largoheshin duke përfituar nga errësira nga një shtëpi në tjetrën.

Shqiptari i arrestuar u prangos pranë stadiumit duke u përpjekur për të hipur në një autobus për t’u larguar. Ai gjithashtu denoncoi ‘kolegun’ dhe një nga bashkëpunëtorët. Policia po heton për të identifikuar pjesëtarët e tjerë të bandës.

Pas arrestimit të “shefit” shqiptar, i cili me sa duket ka menaxhuar një organizatë më të madhe në territor, numri i vjedhjeve në territor papritmas ka rënë.