Policia i vihet pas shqiptarit dhe e kap me…

461
Do të kishte fituar 350 mijë euro nëse do të kishte shitur sasinë e drogës që policia gjeti në makinën që shqiptari drejtonte në Itali.
Policia atje vuri në pranga 38-vjeçarin me origjinë shqiptare me inicialet A.V, rezident në Vladarno, pasi u kap me 70 kilogramë marijuanë të fshehur në bordin e makinës. Policia e ndaloi atë gjatë kontrolleve të kryera në autostradë. 
Ditët e fundit, policia kishte marrë sinjale se një person me nacionalitet shqiptar që banonte ne zonën e Firences, kishte udhëtuar në Italinë e Jugut me një makinë Renault Koleos ngjyrë të errët për të marrë një sasi të konsiderueshme droge të destinuar për tregun e provincës. 
Për shkak të këtij informacioni që dispononte, policia italiane kreu patrullime të shumta në rrugët kryesore në jug të vendit që të çojnë në Firence.
Mbrëmjen e djeshme policia ra në gjurmë të këtij automjeti, ku bëri të mundur arrestimin e shqiptarit. Policia nuk e pati të vështirë të kuptojë për çfarë bëhej fjalë, pasi sapo ka nisur kontrollin e automjetit, shqiptari ka pranuar se në të kishte drogë. 
Shqiptari u vu në pranga, ndërsa lënda narkotike dhe makina u sekuestruan nga autoritetet e shtetit fqinj.
Sigal