Policia greke ndalon tre kurdë, mbanin me vete 230.000 fishekë dhe municione

457
Policia greke ka vënë në pranga tre persona të etnisë kurde që zotëronin pasaporta britanike, duke i konfiskuar një sasi të madhe armësh dhe municionesh.
Aksioni i autoriteteve erdhi nëpërmjet dy operacioneve të ndryshme. Fillimisht ata ndaluan një prej personave në fjalë, i cili në makinën e tij kishte më shumë se 200.000 fishekë dhe katër pistoleta.
Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e tij, por ka njoftuar se bëhet fajlë për një 39-vjeçar.
Ndërkohë, nga operacioni tjetër, në pranga kanë përfunduar dy persona të moshave 22 dhe 28 vjec. Atyre i’u konfiskuan 18 pushkë dhe 27.000 fishekë.
Policia greke komunikoi se për këtë aksion ka njoftuar Europolin dhe Interpolin. Ende nuk dihet qëllimi i trafikimit të armëve të konfiskuara por pistat më kryesore janë dy. Personat mund të kenë lidhje me militantët kurdë, ose me ekstremistët e shtetit islamik.
Megjithatë, sipas raportimeve, ende nuk janë gjetur prova të arsyeshme që mund t’i lidhin të ndaluarit me ISIS. Autoritet greke deklaruan se kanë nisur një hetim zyrtar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Sigal