Policia greke arreston dy të dyshuar për terrorizëm

732
Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar për terrorizëm, të cilët mendohet se po përpiqeshin që të mbërrinin në Siri, duke kaluar përmes Turqisë.
Në çantat e tyre u gjetën thika dhe veshje ushtarake. Dy personat zotërojnë pasaporta suedeze dhe janë të njohur nga autoritetet ndërkombëtare si individë që janë potencialisht të prirur për të kryer akte terroriste.
Burime zyrtare raportuan se një prej tyre është me origjinë boshnjake dhe është arrestuar më parë në vendin e lindjes.
Pas një bastisje të bërë në shtëpinë e tij, atij i’u gjetën armë dhe lëndë eksplozive. Ai kishte publikuar në rrjet edhe një video ku kërcënonte se do të godiste Shtëpinë e Bardhë në Ëashington.
Ndërkohë, personi tjetër është me origjinë nga Jemeni dhe është gjykuar në mungesë nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet thanë se operacioni për arrestimin e të dyshuarve u bë nëpërmjet koordinimit me autoritetet suedeze.
Sigal