Policia gjermane: Aktet e dhunës kundër shtetasve të huaj e organizuar nga rrjetet sociale

485
Aktet e dhunës të kryera kundër shtetasve të huaj një ditë më parë në Këln (perëndim) u organizuan nga rrjetet sociale, nga thirrjet e ekstremit të djathtë për të marrë pjesë në një tubim në qendër të qytetit, bëri sot të ditur policia lokale.
“Në katër rastet e ushtrimit të dhunës, të shënuara ndaj shtetasve sirianë, pakistanezë dhe afrikanë, ne nisemi nga parimi që këto raste kanë lidhje me tubimin e një dite më parë”, u shpreh kreu i sektorit kriminal të policisë së Këlnit, Norbert Wagner.
Ai njoftoi një përforcim të pranisë së forcave policore duke nisur nga dita e sotme në qytet dhe, natyrisht, në afërsi të katedrales.
Sigal