Policia franceze vret burrin që i kërcënoi oficerët me thikë në Paris

419
Sigal

Paris – Oficerë të policisë qëlluan për vdekje një person që i kërcënoi ata me thikë të premten në zonën e biznesit në Paris, “La Defense”, thanë për Reuters burime të Policisë.

Një roje sigurie njoftoi Policinë në 10:15  për një burrë të armatosur me një thikë të gjatë në sheshin La Defense. I dyshuari nxitoi drejt patrullës prej tre oficerësh që shkuan për të parë situatën, duke ngritur thikën dhe duke iu bërtitur: “Do t’ju vras!”.

Shtatë të shtëna u dëgjuan. Dy prej tyre e goditën njeriun në gjoks dhe në kofshë. Ai nuk kishte dokumente identifikimi.

Autoritetet paralajmëruar njerëzit t’i shmangeshin zonës.