Policia franceze qëllon për vdekje burrin që sulmoi me thikë oficerët

477
Sigal

Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia franceze pasi sulmoi oficerët jashtë selisë qendrore të policisë në Paris. Burri i armatosur me thikë, i cili u raportua se ishte anëtar i stafit, po përpiqej të hynte në ndërtesë para se të ndalohej.

Disa njerëz u plagosën.  Nuk ka asnjë koment zyrtar të policisë. Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Zona në ‘la de la Cité – në qendër të Parisit – është mbyllur.