Policia franceze fillon përzënien e refugjatëve shqiptarëve që presin azil

557
Policia franceze ka ndërmarrë një aksion për largimin e refugjatëve shqiptarë të vendosur në rrugët e Lionit. Aksioni nisi ditën e enjte në mëngjes, rreth orës 11:00.
Grup i shqiptarëve është vendosur për një vit në shesh, përballë arkivave të departamenteve. E ndërsa pas ankesave të qytetarëve për paraqitjen e problemeve të higjienës, kanalizimeve dhe shqetësimeve në lagje erdhi edhe aksioni i policisë.
Nga ana tjetër, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit. Për këtë arsye, rreth 150 shqiptarëve u është kërkuar që të largohen prej andej. Por vetëm dy orë pas fillimit të ndërhyrjes së policisë, shqiptarët u kthyen për të vendosur përsëri çadrat e tyre.
Deklarata e ministrit të Brendshëm në Francë
Gjatë verës së këtij viti, më shumë se tre avion nga Franca me refugjatë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Gérard Collomb, këta emigrantë janë më së shumti persona që e kërkojnë azilin për arsye ekonomike.
Sigal