Policia finlandeze heton 15 raste të dhunës seksuale në Helsinki

423
Policia finlandeze po heton pesëmbëdhjetë raste të raportuara të dhunës seksuale, në afërsi të qendrës së qytetit të Helsinkit, gjatë festimeve të vitit të ri. Përmes një raporti të publikuar sot, policia finlandeze ka njoftuar se bëhet fjalë për ngjarje të ngjashme me ato në Gjermani, ku më shumë se 600 gra kanë denoncuar raste të ngacmimit seksual. Policia e Helsinkit bën me dije se po hetojnë një rast të dhunimit, dy të tentim dhunimit dhe dymbëdhjetë raste të ngacmimit seksual, nga disa grupe prej 10-20 personash. Policia dyshon që autorët e veprave penale janë azilkërkues apo njerëz me karakteristika të huaja. Gjatë vitit 2015, rreth 32 mijë azilkërkues kanë hyrë në Finlandë, shumica nga Iraku dhe nga Somalia.
Sigal