Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Torinos, aty ku një makinë policie u përplas me një makinë private kokë më kokë, për fat të mirë lojtarët kanë shpëtuar të padëmtuar, ndërsa dy agjentë policie kanë marrë dëmtime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, më saktë në 13:30, aty ku një makinë policie ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe me sirena e drita të ndezura pasi ishte lajmëruar për një ngjarje kriminale në atë zonë.

Makina me tre lojtarët e të rinjve të Juventus ka kaluar në kryqëzim me semafor të gjelbër por nuk kanë arritur të koordinohen si duhet me mjetin e policisë që ishte në emergjencë dhe nuk kanë arritur të shmangin përplasjen.

Në makinën “Mercedes Coupe” ka qenë mesfushori venezuelian Christian Makoun, mbrojtësi serb Luka Markovic dhe mbrojtësi portugez Joao Serrao, të tre nga 18 vjeç.