Policia e Kosovës: Ka imamë që po ligjërojnë fshehurazi

475
Përfaqësues të shoqërisë civile, të BIK-ut dhe Policisë së Kosovës, kanë diskutuar sot në Mitrovicë për mënyrat që duhet praktikuar nga të gjitha institucionet përkatëse për të parandaluar ekstremizmin fetar në Kosovë. Në këtë tryezë debati të organizuar nga Qendra Kosovar për Studime të Sigurisë (QKSS), palët pjesëmarrëse ranë dakord që ky fenomen duhet të parandalohet qysh në fazat e tij të para.“Bashkëpunimi ndër-institucional në drejtim të adresimit të sfidave të cilat ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm që nga fazat e hershme të zhvillimit të tij, qysh tek fëmijët e shkollave fillore janë rrugët më të mira për ta luftuar ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, u tha sot në këtë takim. Në këtë debat, pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve, Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”, Skënder Perteshi nga QKSS përmendi gjendjen e rëndë ekonomike, sistemin jo adekuat të edukimit, mos-njohuritë e duhura rreth fesë, mungesës së lirisë së lëvizjes, si ndër faktorët të cilët po ndikojnë në përhapjen e ekstremizmit në Kosovë.
Sigal