Policia detyrohet t’i “shpërthejë” makinën shqiptarëve për të nxjerrë kokainën e fshehur

476
Dy trafikantë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane nënë akuzën e trafikut të kokainës nga Austria drejt Italisë.
Por jo gjithçka ka shkuar fjollë për forcat policore, pasi ata janë detyruar të “punojnë dhe djersijnë” për të gjetur vendin e fshehtë ku shqiptarët ruanin drogën. 
Trafikantët janë ndaluar nga patrulla në afërsi te kufirit. Policia ka vënë re një anomali pranë xhamave të makinës në sediljen e pasagjerit por gjithashtu edhe nervozizmin e tepruar dhe të dukshëm të dy shqiptarëve.
I është dashur kohë, por policia ka zbuluar sesi fshihej droga. Kokaina, plot 3.5 kilogramë, ishte e futur në kroskotin e makinës, në vendin e destinuar për airbag-un që ndodhet përballe sediljes së pasagjerit. 
Por edhe hapja e saj ka kërkuar kohë, pasi kërkohej një kombimin elektronik për të hapur vendin ku ishte fshehur kokaina. Policia ka kryer një shpërthim për të hapur airbagun dhe nga aty kanë dalë pakot e kokainës, e më pas edhe arsyeja e mjaftueshme për të prangosur në flagrancë dy shqiptarët.
Sigal