Policia britanike identifikon autorët e sulmeve terroriste në Londër

495
Mbrëmja e së shtunës ishte shumë tragjike për kryeqytetin britanik, Londrën.
Dy njerëzit që kryen sulmin terrorist janë identifikuar nga policia. Ata janë Khuram Butt dhe Rachid Redouane.
Khuram Butt, 27 vjeç, ishte i martuar me fëmijë dhe jetonte në Barking, në lindje të Londrës prej disa vitesh. Sulmuesi tjetër u emërua si Rachid Redouane, 30-vjeç.
Të dy personat si dhe një sulmues tjetër u vranë nga policia, pasi qëlluan për vdekje 7 persona dhe plagosën 48 të tjerë.
Ata ishin autorët që drejtuan furgonin kundër këmbësorëve në Urën e Londrës përpara se të qëllonin disa njerëz me thikë rreth “Borough Market”.
Nga sulmet, 36 persona përfunduan në spital, 18 prej të cilëve në gjendje kritike.
Policia tha se Butt ishte një shtetas britanik i lindur në Pakistan, ndërsa Redouane, i cili gjithashtu jetonte në Barking, pretendonte të ishte maroken-libian.
Sigal