Policia belge arreston dy të dyshuar si bashkëpuntorë në sulmet e Parisit

461
Policia belge ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në sulmet që tronditën Parisin më 13 nëntor. Zyra Federale e prokurorëve bëri me dije se një prej individëve u ndalua në aeroportin e Brukselit, në momentin që mundohej të largohej drejt Marokut. Autoritetet njoftuan se bëhet fjalë për shtetasin francez, Samir Z, për të cilin bëhet e ditur vetëm shkronja e parë e mbiemrit. Ky i fundit ishte munduar dy herë që të arratisej drejt Sirisë, por pa e arritur qëllimin e tij. Ai dyshohet se ka patur lidhje me me terroristin që hodhi veten në erë pranë stadiumit Stade de France, Bilal Hadfi.

Ndërkohë i arrestuari i dytë belgu Pierre N. Edhe për ketë person nuk është bërë i ditur mbiemri i plotë për të respektuar procesin hetimor. Të dy banonin në bashkinë Molenbeek të Brukselit, nga ku vinin pjesa më e madhe e terroristëve që tronditën kryeqytetin e Francës. Ndërkohë, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit, Salah Abdeslam, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e Parisit. Vend-ndodhja e tij mbetet e paqartë, por mediat vendase kanë raportuar se ai ka mbërritur në Siri.
Sigal