Polici hero kombëtar, rrezikoi jetën për të shpëtuar 300 fëmijë

445
Alexander Kosopalov u bë një hero kombëtar, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar 300 fëmijë. Polici rus ishte në detyrë të një kolone prej nëntë autobusëve të mbushur me fëmijë. Teksa ata udhëtonin një makinë, e cila ishte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe shkoi në drejtim të autobusëve.Për fat të mirë Kosolapov me makinën e policisë u përplas qëllimisht me makinën e cila kishte humbur kontrollin, për të shmangur fatkeqësinë e madhe. Polici shpëtoi por ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e qytetit Abakan. Gjithashtu shoferi i makinës tjetër mbeti I plagosur së bashku me dhe katër pasagjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe një fëmijë 10 vjeçar.
Sigal