Polici amerikan fiton 20 milionë dollarë kompensim, u diskriminua sepse është gay

396
Sigal

Një polic amerikan në St Louis, ka fituar një kompensim prej 20 milionë dollarësh nga departamenti ku shërbente, për shkak se është diskrimuar si pasojë e orientimit të tij seksual.

Polici i quajtur Keith Wildhaber, e nisi procesin gjyqësor në vitin 2017. Atij i ishte komunikuar në punë, se e vetmja mënyrë për t’u rritur në detyrë, pra për të marrë një promovim, do të ishte ndryshimi i sjelljes për tu dukur “më pak gay”.

Nëse do të vishesh me këmishë të bardhë [të ngihesh në detyrë], duhet të dukesh më pak gay“, i është thënë Wildhaberm, nga një anëtar i Bordit të Policisë në Saint Loius.

Zëdhënësi i jurisë në këtë çështje, tha se ata kishin dashur të jepnin një mesazh të qartë, se diskriminimi vjen me një çmim të kripur.

Ne dëshironim të jepnim një mesazh. Nëse diskriminon do të paguash një çmim të lartë. Nuk mund të mbrosh të pambrojtshmen”.