Policët amerikanë vrasin invalidin me ngjyrë

71
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Delauare të SHBA. Katër policë kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri një njeri me ngjyrë të ulur në karrocë me rrota. Ngjarja tronditëse ka ndodhur teksa individi po përpiqej të kalonte rrugën i ndjekur nga policia. Këta të fundit i kanë bërë thirrje shtetasit Jeremy O”Doyle të largonte dorën nga xhepi, ku mendohej se mund të kishte një armë. Policët kanë pohuar se invalidi kishte vrarë veten. Por në video e një dëshmitari ka hedhur poshtë këto pretendime, duke ofruar pamjet vrasëse. Ndërkohë, FBI ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe katër policët, të cilët akuzohen për vrasje të qëllimshme.