Podgoricë, fillon gjyqi ndaj 14 të dyshuarve si komplotistë në grushtin e dështuar të shtetit

520
MALI I ZI- Në Podgoricë sot u hap gjyqi i 14 personave të dyshuar si komplotistë në grushtin e dështuar të shtetit për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore malazeze në muajin tetor.
Dy persona që mendohet të kenë qenë operativë të shërbimeve të fshehta ruse u cilësuan si organizatorët kryesorë të përpjekjes së dështuar.
Të pandehurit, kryesisht serbë, akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale” me qëllim sabotimin e rendit kushtetues në Mal të Zi dhe pengimin e përpjekjeve të qeverisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Sigal