Po transportonte 33 emigrantë sirianë në furgon, ndalohet në Budapest shoferi italian

461
Policia hungareze ka ndaluar pranë qytetit të Budapestit një nënshtetas italian, në bordin e furgonit të të cilit gjëndeshin 33 emigrantë sirianë.
Italiani 52 vjeçar është ndaluar pranë liqenit të Balaton e akuza e policisë hungareze ndaj tij është trafikim qëniesh njerëzore.
Italiani ka pohuar se po udhëtonte drejt Gjermanisë e se vetëm ka ndihmuar emigrantët klandestinë të hipnin në furgonin e tij pasi i ka gjetur të ecnin në rrugë të rraskapitur nga i ftohti e lodhja.
Ndërkohë Ministria e Jashtme italiane ka konfirmuar se Ambasada në Hugari po merret me verifikimet e duhura të kësaj ngjarje.
Sigal