Po porosiste kafen në lokal, shqiptari qëllohet me dy plumba në Napoli

229

Kishte shkuar në një lokal dhe teksa po priste të merrte kafen, një 32 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është qëlluar me armë.

Media italiane njofton se tentativa e vrasjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Napoli dhe ka përhapur panik mes qytetarëve të shumtë që ndodheshin në kafene.

Atentatori ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar në mes të turmës drejt shqiptarit që po priste të merrte kafenë.

Media italiane ka bërë me dije se 32 vjeçari me origjinë shqiptare kishte një pasaportë angleze dhe fatmirësisht ka mbetur i plagosur e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se shqiptari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa policia mendon se gjithçka mund të ketë nisur si pasojë e ndonjë mosmarrëveshjeje.