Po ndiqte aeroplanët turq, zhduket piloti grek i avionit luftarak të rrëzuar në Egje

596
Piloti i një avioni luftarak grek, që merrte pjesë në një operacion interceptimi të avionëve luftarakë turq, u shpall i zhdukur sot, pas rrëzimit në detin Egje’ të avionit të tij model “Mirage 2000-5”, njoftoi televizioni shtetëror ERT.
Roja bregdetare dhe anijet e marinës ndodheshin në atë zonë, pranë ishullit të Skiros. Ende nuk dihet nëse piloti ka arritur të dalë nga avioni.
Sipas ERT-së, avioni bënte pjesë në një patrullë prej dy avionësh që kishin interceptuar dy avionë luftarakë turq.
Këto janë operacione të shpeshta që zhvillohen në detin Egje ku Greqia akuzon rregullisht Turqinë se ka shkelur hapësirën ajrore greke, shkruan atsh.
Pranë ishullit grek, Skiros janë duke u zhvilluar kërkimet për këtë avion. Sipas një njoftimi të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore Greke, kontakti me këtë avion u shkëput në orën 12:15, rreth nëntë milje detare në verilindje të ishullit të Skirosit.
Sigal