Po ndërronin gomën në autostradë, kamioni vret dy persona, njëri shqiptar

59
Shqiptari Akil Kaciza ishte njëri nga dy personat që mbetën të vdekur pasi u përplasën nga një kamion në autostradën Milano-Venecia, teksa po i ndërronin gomën makinës në korsinë e emergjencës.
Ngjarja ndodhi në pasditen e së hënës më 6 korrik ku sëbashku me 30 vjeçarin shqiptar, humbi jetën edhe italiani Giovanni Balestra, banues në Bergamo.
I padëmtuar, por në gjendje shoku, një person i tretë ndodhej brenda në makinë gjatë momentit të ndërrimit të gomave.
Sipas Policisë Rrugore italiane , që arriti menjëherë në vendngjarje, makina me tre burrat, ku ndodhej dhe shqiptari ndaluan në korsinë emergjente pasi iu shpua goma e majtë e përparme.
Akili dhe Balestra zbritën për të ta ndërruar rrotën me atë rezervë, dhe akoma nuk është dhënë një version i qartë se si ndodhi aksidenti, por shoferi i kamionit i cili po udhëtonte drejt Breshias nuk e vuri re prezencën e tyre në anë të rrugës, i përplasi ato.
Menjëherë pas përplasjes, shoferi i kamionit, një burrë 56 vjeçar zbriti për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarëve, por nuk mund të bënte asgjë.