Po gjykohej për tradhti dhe kryengritje, ndërron jetë në sallën e gjyqit ish-presidenti i Egjiptit

510
Sigal

Ish-Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi vdiq në sallën e gjyqit ditën e sotme, ku po gjykohej me akuza të rënda për tradhti dhe kryengritje, raporton Fox Newse cila citon median shtetërore egjiptiane.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes të ish-Presidentit të Egjiptit, i cilu u rrëzua pas revoltave popullore që u mbështetën nga ushtria me në krye gjeneralin Abdul Fattah al Sisi.

Mohammed Morsi erdhi në pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta në Egjipt. Ai bëri koalicion me salafistët duke mundur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në Parlament.

Por, mos aplikimi i reformave si edhe implementimi i politikave të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt bënë që dy vite më vonë pasi erdhi në pushtet ai të përballej me protesta të mëdha popullore, të cilat u mbështeten edhe nga ushtria, por edhe salafistët, ish-aleatët e tij.

Mohammed Morsi i rrëzua në vitin 2013 dhe u burgos bashkë me qindra mbështetës të tjerë të tij.