Po fluturonte mbi Atlantik, aeroplanit me 496 pasagjerë i prishet motori

578
Një avion i Air France është detyruar që të bëjë ulje të papritur pasi iu prish njëri nga motorët mbi Atlantik. Kjo avari ndodhi teksa fluturonte nga Parisi në Los Angelos, raporton BBC.
Një nga 4 motorët e Airbus A380 flight AF66 u prish në perëndim të Grenlandës të shtunën. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga incidenti.
Avioni po fluturonte me 496 pasagjerë dhe 24 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi një zëdhënës i Air France për agjensinë e lajmeve AFP. Mendohet se incidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së ventilatorëve.
Sigal