“Po dëmtojnë fëmijët”, kryeministrja e Anglisë zotohet të ndalojë me ligj pijet energjike

493
Sigal

Fëmijët e shkollave do të ndalohen së bleri pije energjike, mbi rregullat e reja të forta që do të vendosë kryeministrja Theresa May në Angli.

Shitja e kanaçeve me produkte që përmbajnë shumë kafeinë tek personat ndër 18-vjeç duhet të ndalohet me ligj.

Ky vendim drastik vjen pas frikës se këto pije shkakktojnë obezitet, prishje dhëmbësh, rritje nervozizmi dhe probleme me gjumin tek të rinjtë.

Zbulimet kanë treguar se 2/3 e të rinjve janë të dhënë pas pijeve energjike, madje edhe ¼ e fëmijëve të moshës nga 6-9 vjeç.

Por një pije me 250 ml mund të përmbajë 80 mg kafeinë, e barabartë me një filxhan të madh kafeje të fortë si dhe 3 kanaçe Coca Cola. Ato përmbajë 65% më shumë sheqer se pijet normale.