Plas në Itali, banorët nuk lirojnë banesat, barrikada zjarri dhe bombula gazi ndaj policisë

539
Sigal

Objekte të hedhura nga dritaret kundër oficerëve të policisë, dyshekë, bombula gazi dhe koshë plehrash që u është vënë flaka, kjo ka qenë pamja me të cilën janë përballur qytetarë të shumte ditën e sotme në periferi të Romës veriore dhe autorët kanë qenë banorët e ish institutit bujqësor në Via Cardinal Capranica, në Primavalle

Policia kishte shkuar në këtë zonë pasi kishte një urdhër për lirimin e banesave por që ka ndeshur në rezistencën e fortë të banorëve të cilët janë treguar tepër agresiv dhe të vendosur.

Mediat italiane raportojnë se banorët ishin kryesisht emigrantë të huaj që kishin ‘zabtuar’ banesat ndërkohë që fatmirëisht, pavarësisht skemave të dhunshme dhe mjaft të rrezikshme nuk ka pasur të lënduar.

Efektivët e Policisë u detyruan të përdorin maska dhe anti-gaz për tu mbrojtur nga sasia e lartë e tymit dhe pluhurit të përhapur. Automjetet e blinduara të policisë u futën në rrugë duke përdorur hidrante zjarri për të shuar flakët e dyshekëve dhe koshave të vendosur nga banorët.

Pavarësisht se disa banorë në këtë zonë kanë pranuar zgjidhjet alternativë për lirimin e banesavem, disa të tjerë nuk kanë pranuar pasi kërkojnë zgjidhje afatgjatë.

ImageImage