Plas goma e autobusit, humbin jetën 16 pasagjerë, 30 të tjerë plagosen

128

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur të dielën, pasi një aksidenti me autobus.

Sipas autoriteteve, një autobus u rrëzua rreth 630 kilometra në jugperëndim të Caracas-it, gjatë udhëtimit në mes të qytetit Zulia, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një gomë e shpuar.

Siç shkruajnë mediat lokale, disa dëshmitarë kanë pohuar se automjeti ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe shoferi ka humbur kontrollin pasi një prej gomave të përparme është shpuar.