Plani im “B”: Të krijojmë një valutë paralele me euron

193

Juristi gjerman kritikon Kancelaren Merkel: “Është prodhim i aparatit komunist stalinist ndaj dhe punon për pushtetin e saj personal”

 

Është publikuar prej kohësh që “skifterët” politikanë dhe masiv i konsiderueshëm qytetarësh gjermanë janë antieuro. Kjo linjë e vështirë për t’u kaluar ka frenuar Merkel dhe në shtypin gjerman nuk pushon sulmet kundër asaj dhe “pëllumbave” gjermanë që “duan të shpërdorojnë paratë e djersës dhe mendjes së qytetarëve duke ua dhënë qoftë edhe me borxh parazitëve jugorë të Europës”. Ashpërsia mobilizuese është ngjitur edhe më lartë dhe konfronti ka shpërthyer gjer edhe dyert e rënda dhe tepër serioze të Gjykatës Kushtetuese gjermane, për të vendosur ligjërisht. Deklarimi në fillimjavë i “Handelsblatt, se: “Kushtetuesja ka shtyrë verdiktin e gjykimit të 6 shtatorit, për fondin Esm,(duke krijuar alarm në fillim, por që u përgënjeshtrua më pas) nuk e uli tensionin politik dhe atë mediatik, megjithëse koincidon me pushimet verore të vitit. Ashtu si kriza edhe debatet dhe konfrontet vazhdojnë përditë, bile edhe tejet të ashpra. Skifterët gjermanë, ose si quhen në jug të Europës, skeptikët e Euros, ditët e fundit kanë arritur të përcaktojnë se jeta e Euros nuk vazhdon më shumë se pesë vjet dhe se “duhet krijuar valuta e veriut”, gjë që tregon ashpërsinë e betejës dhe pafuqishmërinë e BE, të kanalizojë objektivat. Ndërkohë është komisari i BE Olli Rehn që ka bërë të ditur se, kriza po thellohet dhe Spanja me gjithë grevat dhe protestat e fuqishme, “ende nuk ka vendosur për ndihmat”. Për shumë politikanë dhe analistë të kujdesshëm të politikës dhe ekonomisë, Greqia shpejt mund t’i thotë lamtumirë Euros, pikërisht nga mosvullneti gjerman. Merkel është kthyer nga pushimet me hidhësi lajmesh. Zëvendësi i saj Philipp Roesler, ka përgënjeshtruar thëniet e Merkel për një hapje të saj ndaj Mario Draghit, presidentit të BQE. Fjalët e tij për shtypin: “Jo, Bashkimit të borxheve, po Bashkimit me stabilitet” e komenton gjerësisht edhe shtypi italian, ai francez dhe spanjoll jo pa hidhësi. Skifterët gjermanë kërkojnë masa drastike për të ulur borxhet, balancim të tyre në një kohë të shkurtër dhe prodhim cilësor për tregjet, gjë që kërkon masa efikase, industrializim, dhe prodhim me laps në dorë. Natyrisht vështirë për vende si Greqia dhe Spanja, industria, e të cilëve ose është shkatërruar ose është në kushte vjetërsuese skandaloze. Zinxhiri duket për këto vende i këputur që në hallkat e para sepse duhen kapacitete industriale të prodhojnë “mall” vendas, i cili kërkon teknologji, punësim dhe konkurrencë cilësore ne tregje. Parazitizmi i jugorëve (i qeverisjeve dhe politikës, kryesisht) është bërë barcaletë për gjermanët dhe kushërinjtë e tyre veriorë në gjendje të mirë, pasi me kohë, në vitet ’90-2000, Spanjës dhe Greqisë u kanë ofruar ndihmë konstruktuese industriale, por nuk kanë pranuar ose sabotuar.(Në vitet ’80-’90 ndihmë të tillë gjermanet pretendojnë se ja ofruan më parë Shqipërisë me Shtraus që e vetëkërkoi, por u vetërhoq pasi grupi që erdhi në pushtet besohet se i shërbente me kohë Beogradit, i cili një Shqipëri industriale, progjermane, të pasur dhe të fortë e kishte rrezik për Kosoven që ndizej dhe shuhej…)

Gjermanët kanë deklaruar hapur se, “Monti kërkon paratë tona (borxh) por kjo nuk duhet të ndodh…dhe ja intervista e kryeskifterit, atij që depozitoi në Kushtetuesen gjermane padinë: Flet Markus Kerber, publikon në disa gazeta, shtypi europian, juristin luftarak:
“Duhet një plan “B”, euro nuk qëndron pesë vjet të tjerë, fundosjet do të përshpejtojnë. Duhet një valutë e veriut, që të kohezoi me euron e dobët”. Këto janë fjalët e para të Prof. Markus Kerber, autori i denoncimit në Kushtetuesen gjermane.

-Iniciativa juaj është në linjë me atë të politikës Merkel?
-Nuk e dua fare këtë zonjë. Është një prodhim i aparatit komunist stalinist. Vepron vetëm për pushtetin e saj personal. Duhej t’i kishim thënë: “Tani boll: Greqia dhe Portugalia duhej të ishin jashtë.

-Shtyrja e procesit u përgënjeshtrua, ç’do të ndodh tani?

Padia e një deputeti të së majtës irlandeze është në shqyrtim nga Gjykata europiane. Kushtetuesja gjermane do të jetë e kushtëzuar nga ai vendim. Nëse Karlsruhe jep vendim më parë, do e bëjë pa e ditur që vendimi i saj do të jetë pro o kundër vendimit legjitim të Kushtetueses së Luksemburgut, që këtë çështje e ka në kompetencë.

-Po mbi tregjet?
Gjykuesit nuk mund të paragjykojnë nga presionet e tregut. Euro ishte një monedhë e shquar, por tanimë ka falimentuar. Ta shpëtosh është njëlloj sikur të sjellësh në jetë një njeri të vdekur ose të pakurueshëm. Sa dëme duhet të vijnë ende? Dhe jo vetëm dëme ekonomike, por edhe kundër demokracisë. Vendimet e mbledhjeve të eurodrejtuesve kalojnë duke shtypur kokat e gjithë popujve, edhe të grekëve. Politika e mospasjes borxhe dhe e bilanceve duhet të mbetet nacionale, ndryshe vijnë dallgë urrejtjesh, si tani në mediat franceze, spanjolle, mbi të gjitha italiane kundër Gjermanisë. Duhen riflakur.

-Çfarë propozoni?
Duhet dikush që të ketë kuraje, si De Goli, kur thotë që Algjeria franceze ishte e humbur. Gjermanët nuk janë më të obliguar të vazhdojnë. Ja plani im “B”: të krijojmë një valutë paralele.

-Pa dalë nga Euro?
Tregjet nuk i duan daljet. Duan evolucione pragmatike, jo revolucione. Them: të krijojmë një hapësirë valute në jug, ku s’na dëgjuan asnjëherë, kur deshëm t’i përparonim (me ndihma e investime). Diçka si franga franceze dhe lira dhe për Gjermaninë, Austrinë, Holandën, Finlandën një “markociorino”. Problem nuk janë Monti, Rajoy, Hollande, që duan akoma të mjelin lopën gjermane. Vetëm duke rishpallur arsenalin atomik apo aeroplanmbajtëset, Hollande mund të kthehet. Ndërsa i fshihet mbrapa Draghi që vjen nga një vend i dobët, por që është më inteligjenti dhe loz mirë!

Intervista marrë nga”La Repubblica”, gusht 2012