Plani i emergjencës: Gjermania mund të braktis Bashkimin Europian

49
Është ende një lajm i pakonfirmuar por duket se Gjermania po përgatitet të lërë Bashkimin Europian.
Qeveria gjermane e kancelares Merkel po përgatit “planin e emergjencës” për të braktisur BE-në dhe të dalë nga eurozona.
Shumë deputetë të Bundestagut, janë duke punuar mbi strategjinë e daljes nga BE.
Janë të shumta këmbanat e alarmit që kanë bërë analistët gjermanë të mendojnë se dalja nga BE do të ishte zgjidhja më e mirë.
Kriza kineze, më pas skandali i Këlnit dhe të tjera ndodhi kanë shtyrë parlamentin gjerman të konsiderojë daljen.

Referendumi

Një tjetër ngjarje që gjermanët po ndjekin me interes është referendumi i Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Europian.
Nëse ndodh Brexit, kjo do të ishte pika që do të derdhte gotën.
Brexit do të thoshte që edhe Gjermania do të merrte vendimin përfundimtar për të dalë nga eurozona.

Strategjia e daljes

Gjermania po konsideron seriozisht daljen dhe shpërbërjen e Bashkimit Europian.
Pas vendimit të Austrisë për të pezulluar Shengenin edhe shtete të tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë.
Do të përballeshim kështu me një realitet të ri kufitar që natyrisht dëmton Gjermaninë e cila është i vetmi shtet që po menaxhon si duhet krizën e refugjatëve pasi shumë shtete kanë refuzuar pritjen e tyre sipas kuotave të caktuara.
Plani i daljes nga Be parashikon edhe rikthimin e markës gjermane si monedhë unike.
Një lëvizje që do t’u jepte më tepër siguri qytetarëve gjermanë, dhe do të thoshte fundin e Bashkimit Europian./ Libero/