Plani i Donald Trump: Pezullim të vizave për 7 vende myslimane

443
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka në plan që të pezullojë lëshimin e vizave për qytetarët e 7 vendeve me shumicë myslimane për të paktën 30 ditë.
The Associated Press shkruan se projekt drafti tregon se presidenti Donald Trump ka për qëllim të ndalojë pranimin e refugjatëve sirianë dhe do të pezullojë programin e gjerë të Shteteve të Bashkuara për refugjatët.
Presidenti gjithashtu planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria apo Jemeni për të paktën 30 ditë, sipas draftit. Të gjitha janë vende kryesisht myslimane.
Trump pritet të nënshkruajë urdhrin këtë javë. Ky draft projekt ndjek urdhërin e të mërkurës së Donald Trump për forcimin e politikave të emigracionit apo edhe ndërtimin e një muri me Meksikën.
Sigal