Plani drastik i BE: Greqia jashtë Shengenit, për të frenuar valën e emigrantëve

503
>Në Bruksel po merr formë plani drastik për të frenuar valën e refugjatëve që nëpërmjet Ballkanit hyjnë në Europë.
Liderët europianë po vlerësojnë hipotezën për të bllokuar kalimin në Maqedoni, vend që nuk është pjesë e BE-së.
Një lëvizje që do të izolonte faktikisht Greqinë.
Sipas Financial Times, Komisioni Europian, kryesisht Gjermania, por vlerëson propozimin e Sllovenisë për të krijuar një mini-Shengen.
Kjo hipotezë po shqetëson jo pak Greqinë.
Mijëra refugjatë do të bllokoheshin në shtetin helen.
Frika është shtuar edhe pas kërcënimit të Turqisë se do të lëshojë refugjatët drejt Europës.
Në Turqi janë thuajse 3 milionë refugjatë aktualisht dhe nëse ata do të vërshonin drejt Greqisë do të ishte një katastrofë.
Sigal