Plani bullgar për BE-në, zbulohen temat e ‘nxehta’. Ç’parashikohet për Ballkanin Perëndimor

422
Bullgaria do të kryesojë Bashkimin Evropian nga janari, ndonëse edhe vet është nën kontroll. Më së shumti probleme ajo ka me sundimin e ligjit. Ndër prioritetet: Ballkani Perëndimor.
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 – janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e “saj”, në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi. Ajo planifikon madje që të mbajë edhe një samit të jashtëzakonshëm të BE për këtë temë me 17 maj 2018.
Socialdemokrati gjerman Gernot Erler, ish-sekretar shteti në ministrinë e Jashtme dhe kryetar i Forumit gjermano-bullgar, thotë për Deutsche Wellen: „Bullgaria do të angazhohet fuqishëm për Ballkanin Perëndimor dhe politikën e zgjerimit dhe integrimit. Ekziston një përspketivë e mirë për raporte të mira bilaterale në rajon.”
Ish-kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pöttering është jozyrtarisht edhe këshilltari kryesor i qeverisë bullgare lidhur me këtë udhëheqësi të radhës me BE. Megjithatë ai është i kujdesshëm. Ai mendon se mesazhi kryesor për vendet e Ballkant Perëndimor duhet të jetë “nuk mund të anëtarësoheni shpejt, duhet të reformoheni, të luftoni korrupsionin dhe të siguroni sundimin e ligjit. Si kundërshpërblim, mund të kenë lehtësime për uljen e tarifave të roamingut, në fushën e dixhitalizimit e ndoshta edhe në trajtimin nga vendet tjera të BE.”
Ministrja përkatëse Liljana Pavlova ka paraqitur programin bullgar për këta gjashtë muaj. Krahas perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Pavlova tha se Bullgaria do të fokusohet tek e ardhmja e të rinjve, që ndërlidhet edhe me buxhetin e BE për periudhën deri në vitin 2020 dhe Brexitin, sigurinë dhe stabilitetin, çështjen e refugjatëve si dhe politikën e mbrojtjes dhe rritjen ekonomike.
Por Bullgaria e ka të qartë se gjatë kohës së drejtimit të BE, ajo do të ketë më shumë rolin e ndërmjetësit dhe më pak të udhëheqësit. Kjo ka të bëjë edhe me rolin e saj në Brexit dhe çështjen e refugjatëve.
Në çështjen e emigracionit Bullgaria do të përpiqet t’i zvogëlojë dallimet mes vendeve të Evropës Lindore dhe atyre Perëndimore dhe do të kërkojë një konsensus para se t’ia dorëzojë këtë detyrë Austrisë në korrik të vitit 2018, sepse dihet që Austria angazhohet për një politikë shumë më të ashpër ndaj refugjatëve.
Sigal