“Plan Marshall” për vendet e Ballkanit Perëndimor

410
Një “Plan Marshall” për vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë një plan për rindërtimin e ekonomisë, që do lejojë zhvillimin e këtij rajoni.
Javët e fundit ky rajon është përfshirë nga eksodi masiv i emigrantëve.
Është ky vendimi që pritet të miratohet sot në samitin e Vjenës.
Iniciativa për këtë plan është e Kancelarës gjermane Angela Merkel, e cila sipas saj do të përkthehet në një vlerë më të madhe monetare dhe për herë të parë në histori, shtetet e Ballkanit do të prezantojnë mbi tavolinë projektet e përbashkëta të zhvillimit energjitik dhe infrastrukturës.
Fondi për Ballkanin, do të jetë miliarda euro. Ky mekanizëm është negociuar një vit më parë në samitin e Berlinit, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, kancelares gjermane Merkel dhe Jose Manuel Barroso, teksa ky i fundit ishte në atë kohë president i Bashkimit Europian.
Edhe mediat gjermane janë hapur sot me kryeartikull: “30 krerë shtetesh dhe ministra do të jenë të pranishëm në samit për të diskutuar për iniciativën e vitit 2014 në samitin e Berlinit”.
Një tjetër çështje e rëndësishme që do të diskutohet në samitin dy ditor të Vienës është edhe ajo e refugjatëve, ku pritet që Merkel dhe liderët e Komisionit Europian të kritikojnë ashpër liderët e ballkanit për mungesën e bashkëpunimit. Bashkëpunimi rajonal, migrimi dhe dialogu fetar do të jenë gjithashtu pjesë e axhendës së diskutimeve.
Sigal