Plagoset me thikë jashtë stadiumit, tifozi i Atletikos së Madridit rëndë për jetën

622
Një 22-vjeçar, tifoz i Atletikos së Madridit ka mbetur i plagosur me thikë. I gjithë episodi është regjistruar pak para nisjes së ndeshjes me Sevijen, jashtë stadiumit “Vanda Metropolitano” ku po luhet takimi.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, tifozi është shtruar në spital, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka marrë plagë në krah dhe në këmbë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa po hetohet lidhur me zbardhjen e plot të krimit.
Sigal