Piacenza, i gjenden 250 mijë euro kokainë në dollap, arrestohet i riu shqiptar

483
Sigal

Mëngjesin e 21 gushtit, policia e Piacenza dhe Reggio Emilia bënë një kontroll të imtësishëm në një apartament në Piacenza, ku gjetën 3 kg e gjysëm kokainë me vlerë rreth 250 mijë euro.

Ata arrestuan një djalë shqiptar 28 vjeç, person me precedentë penalë, i cili dispononte gjithashtu edhe 30 mijë euro të tjera, që dyshohet se ishin fituar nga shitja e drogës.