Pheniani ndërpret testet bërthamore, reagimi i Presidentit Trump është i menjëhershëm

535
Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti njoftimin e bërë nga Kim Jong Un për ndërprerjen e testeve bërthamore koreano-veriore duke e vlerësuar si një lajmi i mirë për Korenë e Veriut dhe botën.
“Progres i madh! Po pres me padurim të marrë pjesë në samitin tonë!, shtoi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter duke përmendur takimin e tij me drejtuesin koreano-verior, që mund të zhvillohet në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Edhe Koreja e Jugut përshëndeti sot vendimin e Kim Jong Un, drejtuesi koreano-verior, për t’i dhënë fund testeve bërthamore dhe balistike.
“Vendimi i Koresë së Veriut përbën një progres domethënës për denuklearizimin e gadishullit korean, që bota pret”, deklaroi presidenca koreano-jugore e lajmeve në një komunikatë.
Ajo përshëndeti mjedisin shumë pozitiv që krijoi vendimi i Phenianit për samitet e ardhshme mes dy Koreve dhe Koresë së Veriut dhe SHBA-së.
Sigal