Pezullohen fluturimet e “United Airlines”

489
Të gjitha fluturimet e kompanisë “United Airlines” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pezulluar, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit.
Shkak për këtë është bërë një problem në “lidhjen e rrjetit”. “Jemi duke punuar që të zgjidhim sa më shpejtë këtë problem. Ju kërkojmë falje të gjithë klientëve për shqetësimin”, thuhet në deklaratë.
Mësohet se rreth 3.500 fluturime janë prekur nga ky problem.
Sigal