Pezullimi i Shengenit nga Austria s’prek Shqipërinë, por do shtohen kontrollet kufitare

437
Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Austrisë pa viza, pavarësisht vendimit të këtij shteti për pezullimin e Shengenit. Burimet zyrtare, thanë se qytetarët duhet të faktojnë arsyet e tyre të udhëtimit dhe të disponojnë edhe të ardhurat financiare, sipas arsyeve të udhëtimit. Qeveria austriake pezulloi përkohësisht regjimin e vizave për shkak të numrit të lartë të refugjatëve.
Vendimi i qeverisë austriake për të pezulluar përkohësisht regjimin e kalimit të kufirit pa viza për zonën Shengen nuk sjell mekanizma ashpërsues për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt këtij shteti.
Burime zyrtare thanë se qytetarët shqiptarë do të mund të vazhdojnë t’i drejtohen këtij shteti pa viza, por do duhet të faktojnë ashtu si dhe me herët arsyet e tyre të udhëtimit dhe të disponojnë edhe të ardhurat financiare, sipas arsyeve të udhëtimit.
Të njëjtat burime thanë se forcimi i masave ndodh me vendet kufitare me Austrinë, veçanërisht me Gjermaninë ku ka ashpërsim të mekanizmave të kontrollit.
Dy ditë më parë, kancelari austriak, Werner Faymann, paralajmëroi pezullimin e përkohshëm të Shengenit.
Ai tha se kjo masë sigurie është marrë për shkak të numrit të lartë të refugjatëve që kanë hyrë në vend, që prej nisjes së krizës.
Ministria austriake e Mbrojtjes do të përdorë ushtrinë për të kontrolluar kalimin e emigrantëve.
Regjimi i Shengenit është pezulluar edhe nga disa shtete të tjera europiane përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën.
Sigal