Petrit Omeri/ Faktori ndërkombëtar t’i kthej popullsisë shqiptare, ”jo tokën e premtuar”, ” por tokën e grabitur dhe të mohua

480
Sigal

Drejtuar Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme dhe fuqive të mëdha

Paris, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë ka nderin t’u paraqes Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të fuqive kryesore aleate sa vijon: Kufijtë që ju propozuan Shqipërisë më 1913 prej Konferencës së Londrës i linin Greqisë të gjithë Krahinën e Çamërisë që shkon nga Gjiri i Prevezës deri te Kepi Stillos, me një popullsi prej afro 600000 shqiptare autoktone. Duke shkelur çdo parim njerëzor dhe të gjitha aktet ndërkombëtare, qeveria greke ka ndjekur kurdoherë një politikë shfarosëse kundrejt minoritetit shqiptar çam duke e shtypur nën një regjim burgimesh, plaçkitjesh, përdhunimesh të ndryshme, masash shpronësimi me forcë, tatimesh të mëdha dhe shpërnguljesh në masë. E drejta e mësimit dhe përdorimit të gjuhës amtare shqipe, e drejta e emërimit me detyra zyrtare i ishin mohuar krejtësisht elementit shqiptar në Greqi. Minoriteti çam ka jetuar në marrëdhënie të mira me popullin grek dhe ka bashkëpunuar me të. Gjatë luftës së çlirimit kombëtar kundër pushtuesve italian dhe gjerman, çamët kanë luftuar përkrah popullit grek në radhët e ELAS-it. Por në qershor të 1944 dhe në mars të 1945 bandat monarko-fashiste të gjenocidit grek Zervasë e sulmuan minoritetin shqiptar të Çamërisë. Ato sulmuan pa shkak 800 vetë. Ky terror i bandave greke i ushqyer me urrejtje shoviniste dhe fetare arriti kulmin me shpërnguljen me forcë të afro 23 mijë çamëve që u strehuan në Shqipëri. Qeveria shqiptare bëri përpjekje të mëdha për të lehtësuar vuajtjet e këtyre bashkatdhetarëve fatkeq, me gjithë gjendjen e vështire që ndodhej dhe vetë Shqipëria për shkak të dëmeve të mëdha që la lufta. Mungesa e sendeve të ndryshme dhe sëmundjet kanë shkaktuar gjer tani 2755 vdekje ndër çamët e ikur. Po t’u shtojmë këtyre dhe mijëra të vrarë gjatë 32 vjetëve të sundimit grek në Çamëri, mund të mret me mend sa e madhe është tragjedia e hidhur e çamëve dhe të kuptohet indinjata e drejte që ka shkaktuar shumë herë kjo tragjedi në botën aktuale. Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, dëshmuese e urrejtjeve që i shtohen popullsisë çame të goditur rëndë, kërkon që Konferenca e Ministrave të Punëve të Jashtme duke marrë parasysh të drejtat legjitime dhe sakrificat e bëra nga çamët në luftën kundër armikut të përbashkët, të ketë mirësinë të marrë masa urgjente.

Ja masat që duet të merren nga konferenca

1. Riatdhesimin e menjëhershëm e gjithë çamëve të ikur.

2. Sigurimin dhe garantimin për sa i përket të drejtave të tyre civile, kulturore dhe politike.

3. Kthimin ose shpërblimin e të gjitha pasurive të tyre, ndihmë për rindërtimin e vatrave të tyre dhe sigurimin personal.

4. Gjykimin dhe dënimin e gjithë përgjegjësive të krimeve të kryera. Qeveria shqiptare është e bindur se Konferenca, duke patur parasysh faktet e shkruara më sipër dhe në përputhje me parimet e proklamuara solemnisht, gjatë kësaj lufte, do të ketë mirësinë t’u jap fund këtyre padrejtësive, duke marrë masat e drejta në favor të çamëve. Kryetari i qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme gjeneral kolonel Enver Hoxha. Ja, pra, kështu shtrohet dhe zgjidhet çështja e popullsisë të Krahinës së Çamërisë. Kjo mendoj duhet të jetë gjuha e shtetit e politikës dhe e opinionit publik shqiptar lidhur me Çamërinë. Ky është zëri dhe këto masa duhet të marrë faktori ndërkombëtar për t’i kthyer popullsisë shqiptare, ”jo tokën e premtuar” siç vazhdon të thuhet gabimisht,” por tokën e grabitur dhe të mohuar”.