Peshkatarët: Tmerrohemi nga ato që gjejmë në rrjeta në ishullin Lesbos

486
Vala e vdekjeve vazhdon të nxjerrë trupa njerëzish në brigjet shkëmbore të ishullit Lesbos në Greqi.
Ai është kthyer në një “vendpushimi” për burrat, gratë e fëmijët që humbin jetët e tyre në përpjekje për të arritur në Europë.
Sot, u publikuan të tjera imazhe të dhimbshme nga mbetjet e trupave të emigrantëve, apo jelekët e shpëtimit që i sjell në breg deti i tërbuar.
Peshkatarët lokalë janë rrëfyer se ata tmerrohen nga çfarë gjejnë në rrjetat e tyre. Përveç peshqve gjejnë dhe trupa njerëzish.
“Jemi të frikësuar të lundrojmë në det sepse kemi frikë mos gjejmë trupa fëmijësh të vdekur ose trafikantë të armatosur” thotë Christos Dimos, një peshkatar rreth të 60-ave.
Këto ishuj e fshatra e kanë gjetur veten përballë krizës më të madhe të emigrimit në Europë që nga Lufta e Dytë Botëore.
Por dimri sapo ka filluar, dhe peshkatarët paralajmërojnë se qindra persona të tjera gjenden në fund të detit Egje
Sigal