Pesë gazetarë në Turqi dënohen me burg për propagandë terroriste

537
Pesë gazetarë, përfshirë një ish-korrespondent të ‘Lirisë në Turqi’ u dënuan sot me burg për propagandë terroriste nga një gjykatë e Stambollit, raportoi agjencia private “Dogan”.
Gazetarët Ragip Duran, Ayse Düzkan, Mehmet Ali Celebi dhe Hüseyin Bektas u dënuan me një vit e gjysmë burg për pjesëmarrje në një fushatë solidariteti me Özgür Gündem, një e përditshme pro-kurde e mbyllur me një dekret ligjor në tetor 2016, shkruan ata.
Kryeredaktori i së përditshmes, Hüseyin Akyol u dënua ne 3 vite e 9 muaj burg, vijon “Dogan”.
Pesë të akuzuarit, të cilët nuk u paraqitën sot në gjykatë, ishin vënë nën akuzë për propagandë terroriste në mbështetje të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë e klasifikuar terroriste nga ana e Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.
Sigal