Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, 19 vite nga bombardimi i forcave serbe

101
Më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Qytetarët dhe institucionet e Kosovës këtë fushatë të 19 viteve më parë, e shohin si vendimtare në çlirimin e vendit, ndërsa serbët dhe Beogradi zyrtar si agresion ndaj tyre.
Të dyja vendet ndërkaq janë përfshirë në një proces bisedimesh për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.