Përvjetori i bombës mbi Hiroshimë

497
Japonia shënoi sot 72-vjetorin e bombës bërthamore mbi Hiroshimë, që solli përfundimin e Luftës II Botërore.
Kryeministri japonez Shinzo Abe mori pjesë në ceremoninë e përvitshme në Parkun Përkujtimor për Paqen në Hiroshimë. Ai tha se arritja e një bote pa armë bërthamore kërkon pjesëmarrjen e vendeve me dhe pa armë bërthamore.
Bombardimi i Hiroshimës la të vrarë rreth 140 mijë vetë në momentin e shpërthimit, ose pak pas sulmit nga dëmet e rrezatimit. Një tjetër bombë e hedhur mbi Nagasaki tri ditë më pas la të paktën 70 mijë të vrarë.
Qeveria amerikane i cilësoi si të nevojshme sulmet për të sjellë kapitullimin e Japonisë dhe përfundimin e luftës.
Kombet e Bashkuara miratuan në korrik një traktat ndërkombëtar që ndalon armët bërthamore, por nëntë fuqitë bërthamore të botës e bojkotuan paktin. Kritikët e traktatit thonë se ai linte në harresë kërcënime serioze nga vende që ende nuk zotërojnë armë bërthamore, si Koreja e Veriut.
Sigal