Peru/ Autobusi merr flakë, 20 të vdekur

385
Sigal

Një autobus u përfshi nga flakët në Peru dhe si rrjedhojë, së paku 20 persona kanë humbur jetën. Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se ngjarja e rëndë me 20 viktima ndodhi në kryeqytetin e vendit, Lima.

Dëshmitarë të vendit të ngjarjes thanë se flakët nisën në motorin e mjetit, ndërsa më pas ata kanë përfshirë gjithë autobusin. Autobusi po udhëtonte nga Lima në  Chiclayos.

Hetuesit po tentojnë të gjejnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa është konstatuar se pas incidentit, në mjet nuk kishte as mjete bazë të ndihmës në rast fatkeqësie. Autobusi u shkrumbua tërësisht.