Peru, 35 të vdekur pas rrëzimit të një autobusi në një përrua

241
Të paktën 35 persona vdiqën sot në Peru pas rrëzimit të një autobusi në një përrua të thellë rreth 80 metra nga rruga kryesore, njoftoi policia.
”Deri më tani, bilanci i aksidentit automobilistik raportohet në 35 të vdekur dhe 20 të plagosur, njoftoi në platformën Twitter Ministria e Brendshme e Perusë.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Andina’, aksidenti u shënua rreth orës 01:30 sipas orës lokale, (06:30 GMT) në kilometrin 780 të rrugës Panamerikane në rajonin e Arequipas, në jug të Perusë.
Pamjet e transmetuara nga agjencia shfaqnin skeletin e shkrumbuar të autobusit poshtë rrugës, rrethuar nga veshje dhe sende personale të udhëtarëve të shpërndara ngado.
Autobusi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Chala-s, në brigjet e Paqësorit dhe po orientohej drejt Arequipa, sipas mediave peruviane.
Forcat e shpëtimit janë në gadishmëri prej mëngjesit së sotëm për të transferuar të plagosurit drejt spitalit të qytetit të Camanas, bëri të ditur guvernatori i Arequipas, Yamila Osorio.