Përplasje me mes policisë dhe militantëve kurdë në Turqi, vriten 2 policë

57
Shkëmbim zjarri dhe shpërthime lëndësh eksplozive janë shënuar këtë të dielë (6 shtator) në juglindje të Turqisë, pas rifillimit të përplasjeve mes militantëve kurdë dhe forcave të sigurisë. Dy policë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve
Një kordon i policisë u vendos në qytetin Diyarbakir në përgjigje të dhunës së militantëve, ndërsa një bulldozer mekanik ishte vendosur në daljet e qytetit për të parandaluar hyrje-daljet nga rrugët kryesore jashtë qytetit. Deri më tani, 2 policë kanë vdekur ndërsa 3 të tjerë janë plagosur teksa luftëtarët nga Partia Kurdistane PKK lëshuan një granadë në drejtim të tyre.
Sulmi nisi pasi policia u përpoq të kapte militantët në rajonin Sur të qytetit. Forcat e sigurisë u përgjigjën me një operacion ajror ndërsa zyra e guvernatorit vendosi shtetrrethimin në zonë, duke urdhëruar të gjithë banorët që të qëndrojnë në shtëpi.
Ky është sulmi i rradhës pas dhunës së shpërthyer në fillim të muajit korrik. Në betejën 2 mujore, 70 anëtare të forcave të sigurisë dhe dhjetëra militant kurdë kanë mbetur të vdekur.